Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte hap i rëndësishëm për fuqizimin dhe avancimin e mëtejmë të të drejtave të njeriut nëpërmjet mekanizmave që i ofron Këshilli e të cilat do të shërbenin si mekanizëm shtesë për mbrojtjen e garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Në takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić, Osmani ka shfaqur besim që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të vlerësohet pozitivisht nga deputetët e shteteve anëtare në Asamblenë Parlamentare, si dhe ka shprehur përkushtimin e plotë që të vazhdohet puna e përbashkët me shtete mike për ta avancuar tutje këtë proces, thuhet në komunikatën e Presidencës.
“Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, si tri shtyllat themelore mbi të cilat qëndron Këshilli i Evropës. Presidentja Osmani potencoi se Kosova është mishërim i vlerave që përfaqëson Këshilli i Evropës”, thuhet tutje.
-
Osmani: Kosova e përkushtuar për ruajtjen e vlerave evropiane
-
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në KiE hap i rëndësishëm për avancimin e të drejtave të njeriut
-
Osmani: Anëtarësimi në BE është fat i Kosovës, kemi punuar shumë për këtë
-
Osmani nga Tirana: Zëri i Kosovës është i pranishëm aty ku vendoset për të ardhmen e Evropës
-
Osmani takon sekretarin e KiE-së: Anëtarësimi i Kosovës do të ishte fitore edhe për Evropën