Presidentja Vjosa Osmani, i ka kërkuar ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në Partneritetin për Paqe në NATO.
Në takimin e zhvilluar të mërkurën në Prishtinë, kjo përkrahje është kërkuar si një garanci jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin.
“Presidentja Osmani ka përmendur rrezikun nga tendencat destabilizuese të Rusisë në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Mal të Zi, nëpërmjet Serbisë si satelit i saj”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e presidentes.
Sipas njoftimit, në takim është shprehur gatishmëria për thellim të bashkëpunimit në mënyrë që të formalizohet vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia.
“Ndër të tjera, në takim me ministrin Dendias, presidentja Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në politikën e jashtme, turizëm, kulturë si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm”, thuhet në njoftim.
-
Osmani: Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Greqi i dobishëm edhe për rajonin
-
Osmani i kërkon mbështetje Zvicrës për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Osmani: Kush mbështet demokracinë do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
-
Osmani: Çdo hezitim për pranimin e Kosovës në BE e NATO jep mundësi destabilizimi
-
Osmani në Tiranë në Samitin BE - Ballkan Perëndimor