Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit janë kyçe për politika të duhura dhe zgjidhje afatgjata.
Në një postim në Facebook, Osmani ka njoftuar për diskutimin e një dite më parë në samitin e mbajtur në Tiranë. Kosova dhe Kroacia i prinë diskutimit për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve.
Osmani dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, bashkëkryesuan tryezën e liderëve me temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”.
“Përderisa sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata”, ka shkruar ajo në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani: Evropa ta përqendrojë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, si hap kyç për sigurinë
-
Osmani: Këta pesë vjet ishin rrugëtim i përbashkët për Kosovën
-
Osmani në takim me Prattipatin: Theksova rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë
-
Osmani e Rama diskutojnë për bashkëpunimin në kuadër të Bordit të Paqes
-
Osmani: Kosova, shembull i ndërtimit të një shteti demokratik mbi guximin, rregullat dhe drejtësinë