Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sot gjatë ditës bashkë me kryeministrin Albin Kurti, do të diskutojnë detajet për heqjen pjesërisht të taksës, vendim ky i cili u mor mbrëmë nga i pari i Qeverisë.
E pyetur se a kanë qenë të informuar për vendimin e Kurtit, ajo ka thënë se është shumë e rëndësishme që partnerët e koalicionit të ulen dhe të diskutojnë detajet dhe të marrin vendime të përbashkëta.
“Ne si Kuvend do të deklarohemi në momentin kur informohemi zyrtarisht për këto vendime. Unë shoh bashkëpunim shumë të mirë nga partnerët e koalicionit. Shoh që partnerët e koalicionit kanë qëllimin e përbashkët për mbrojtjen e interesave të përbashkëta dhe mbrojtën e partneritet me SHBA dhe BE”, ka thënë ajo gjatë një vizite në Pejë, raporton Koha.net.
Ajo ka thënë se çdo dallim lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare, do të kalohet.
“Jam e bindur si gjithnjë deri më tani, çdo dallim që mund të jetë rreth asaj se si mund t’i ruajmë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ajo.
-
Osmani: Mustafa dhe Kurti do të takohen sërish për heqjen e taksës
-
Brenda ditësh koalicioni qeverisës vendos për taksën dhe reciprocitetin
-
Kurti për çështjen e presidentit: Fillimisht flas me Osmanin, pastaj me opozitën
-
Përfundon takimi i Osmanit me liderët politikë, Kurti s’deklarohet
-
Konsultat me partitë, Osmani do të kërkojë “kompromis politik”