Presidentja Vjosa Osmani e ka përgëzuar të mërkurën Abdel Fattah El-Sis për mandatin e tij të tretë si president i Egjiptit.
Në urimin për homologun e saj, Osmani ka thënë se mezi pret që të punojnë bashkë për ta rritur bashkëpunimin midis vendeve.
“Shpresoj që presidenca e tij të kontribuojë në prosperitetin e vazhdueshëm të qytetarëve të Egjiptit dhe mezi pres të punojmë së bashku për të rritur bashkëpunimin midis Kosovës dhe Egjiptit”, ka shkruar ajo në platformën X.
Betimin si president për herë të tretë, El-Sisi e ka dhënë të martën.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani: Këta pesë vjet ishin rrugëtim i përbashkët për Kosovën
-
Osmani e përfundon mandatin si presidente
-
Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente
-
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Njohja reciproke hap kapitull të ri mes dy shteteve
-
Osmani kërkon nga Arabia Saudite lehtësim të lëvizjes së lirë