Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sisi fiton edhe mandatin e tretë si president i Egjiptit

Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, ka fituar mandatin e tretë gjashtëvjeçar, duke marrë 89.6 për qind të votave, ka njoftuar Komisioni Zgjedhor i Egjiptit të hënën.

Ish-shefi i ushtrisë së Egjiptit mposhti tre kundërkandidatë. I dyti në zgjedhje mori 4.5 për qind të votave.

Kandidati kryesor i opozitës Ahmed Tanta]y, u tërhoq nga gara disa muaj para zgjedhjeve të mbajtura javën e kaluar, duke përmendur frikësimin dhe dhunën ndaj taborit të tij që po merrej me fushatë zgjedhore.

Ekonomia në rënie e Egjiptit dhe lufta në Gaza ishin çështjet kyçe të përmendura gjatë fushatës zgjedhore.

Sisi, që është 69-vjeçar, së pari u bë president në vitin 2014, një vit pasi kishte drejtuar puçin ushtarak që e rrëzoi Mohammed Morsin.

Edhe Osmani e uron presidentin e Egjiptit për mandatin e tij të tretë Arbëri Osmani e uron presidentin e Egjiptit për mandatin e tij të tretë

Sisi fitoi sërish zgjedhjet në vitin 2018. Fitorja në zgjedhjet e javës së kaluar do të nënkuptojë se ai do të jetë në pushtet deri në vitin 2029, ndërsa Kushtetuta do t’ia ndalojë të garojë edhe për një mandat.

Nën lidershipin e tij, Egjipti ka shpenzuar para të mëdha në projekte infrastrukturore. Kritikët thonë se ai ka shterur shumicën e resurseve ekonomike të vendit dhe ka krijuar një nivel të paprecedentë të borxhit.