Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Washington DC për të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të konferencës së Mynihut
Në Shtetet e Bashkuara, Osmani dhe përfaqësues të shteteve të tjera pjesëmarrës të Konferencës do të mblidhen për të diskutuar rreth situatës së sigurisë në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë dhe forcimin e partneritetit transatlantik.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, përgjatë konferencës, Osmani do të flasë në panelin për sigurinë energjetike si dhe në disa evente të tjera.
“Kjo konferencë do t'i bashkojë dhjetëra vendimmarrës dhe ekspertë të lartë nga të dy anët e Atlantikut për diskutuar se si partnerët transatlantikë mund të ndërtojnë një aleancë më të qëndrueshme dhe ta avancojnë bashkëveprimin dhe udhëheqjen e përbashkët në sfidat e sigurisë, duke përfshirë luftën aktuale në Ukrainë”, thuhet në njofitm.
-
Osmani takohet në Washington me zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë
-
Osmani në SHBA
-
Osmani merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih
-
Osmani udhëton drejt Hungarisë, përfaqëson Kosovën në samitin e Komunitetit Politik Evropian
-
Osmani pjesë e Samitit për Ukrainën, takon Bidenin e liderët e tjerë botërorë