Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani diskuton me kryeministrin e Lihtenshtajnit për zhvillimet e fundit të sigurisë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar të premten me kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit të sigurisë.

Ajo ka njoftuar se në këtë takim ka theksuar edhe rëndësinë e avancimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, presidencën e radhës të së cilit do ta ketë ky vend.

“Pata një takim të mirë me kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch, ku diskutuam mbi zhvillimet e fundit të sigurisë. Në dritën e së ardhmes së Lihtenshtajnit në presidencës e Këshillit të Evropës, theksova gjithashtu rëndësinë e avancimit të anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar ajo.