Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhuruar libra për Bibliotekën shqipe të Manastirit.
Osmani është në një vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut. Në një ceremoni të mbajtur në Ambasadën e Kosovës në Shkup, Osmani ka dhuruar një kontingjent librash Bibliotekës shqipe të Manastirit, që është në themelim e sipër.
Osmani ka përgëzuar nismëtaren Emira Selimi për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm për hapjen e bibliotekës së parë të gjuhës shqipe në qytetin e Manastirit.
Tutje, presidentja ka potencuar se kjo iniciativë studentore nuk do të mund të ndodhte në ndonjë qytet më adekuat se ai i Manastirit, aty ku edhe buron alfabeti jonë i njësuar dhe gjuha jonë e unifikuar".
"Është gjithashtu inkurajuese që kjo iniciativë është ndërmarrë nga një vajzë, dhe besoj fort se si plot iniciativa tjera frymëzuese nga gratë dhe vajzat, impakti i saj do të jetë jashtëzakonisht i madh. Përfitimet e kësaj biblioteke janë afatgjate dhe do të shkojnë përtej brezave”, tha Osmani.