Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani dhe Maqedonci flasin për avancimin e FSK-së me standardet e NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim njoftues ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Temë e takimit ishte avancimi i FSK-së.

“Presidentja Osmani vlerësoi lartë arritjen e deritanishme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e angazhimit të mëtutjeshëm në avancimin e FSK-së në zhvillimin e plotë të kapaciteteve profesionale e operacionale në përputhje me standardet e NATO-s”, citohet në komunikatë Osmani.

Në këtë kontekst, në funksion të përmbushjes së synimeve si shtet, presidentja Osmani siguroi se Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer të saj.

“Nga ana tjetër, ministri Maqedonci e falënderoi presidenten Osmani për mbështetjen dhe u zotua se do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftim.