Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ajo me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës, ka thënë se përpjekjet për t’i sjellë kryesit e krimeve para drejtësisë nuk do të ndalen asnjëherë.
“Qëndrojmë së bashku, sot e përgjithmonë, me mijëra gra dhe burra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilët kanë kaluar nëpër tmerrin e krimeve të regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, ka shkruar ajo.
Osmani ka thënë se ato vazhdojnë guximshëm ta prezantojnë të vërtetën dhe kanë kthyer dhimbjen në fuqi, duke u shndërruar kështu në heroinat.
“Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës, rikujtojmë se përpjekjet tona për t’i sjellë kryesit e këtij krimi të llahtarshëm para drejtësisë nuk do të ndalen asnjëherë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
-
Osmani: Mbesim të palëkundur, autorët e dhunës seksuale gjatë luftës të përballen me drejtësinë
-
Osmani: Urgjencë kombëtare, dokumentimi i krimeve të kryera gjatës luftës në Kosovë
-
Osmani: Lufta për drejtësi për të mbijetuarit e dhunimin seksual gjatë luftës s’do të ndalet kurrë
-
Osmani për viktimat e dhunës në luftë: S'ka drejtësi pa u mbajtur përgjegjës kriminelët
-
“Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin për fjalimin në KS të OKB: Do të mbahet mend