Procedurat e prokurimit që zvarriten prej kohësh vazhdojnë ta mbajnë peng vazhdimin e punimeve në ujësjellësin kryesor të Dragashit.
Së fundmi, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka urdhëruar që të zbatohet vendimi i tij, i muajit korrik, nga autoritetet komunale të Dragashit.
"Urdhërohet autoriteti kontraktues (Komuna Dragash) që të zbatojë vendimin e OSHP-së me numër 236/18 i 17.07.2018, përkitazi me aktivitetin e prokurimit me titull: 'Ujësjellësi kryesor-vazhdimi i punëve-projekt trevjeçar'...", shkruan në urdhëresën e "Gjykatës së tenderëve", të publikuar ditë më parë, shkruan sot Koha Ditore.
Po ashtu, përmes këtij akti, OSHP-ja ndërkaq ka urdhëruar Komunën e Dragashit që në afat prej 5- ditësh të njoftojë operatorët ekonomikë ankues lidhur me zbatimin e vendimit të këtij organi të muajit korrik për këtë aktivitet të prokurimit. Në të kundërtën ka paralajmëruar inicimin e masave ndaj zyrtarit përgjegjës për prokurimin në këtë komunë.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Prokurimi për ujësjellësin kryesor kthehet në rivlerësim për të tetën herë në Dragash
-
OSHP-ja sërish kthen në rivlerësim prokurimin për ujësjellësin e Dragashit
-
Anulohet për të gjashtën herë kontrata për ujësjellësin kryesor
-
Prokurimi i projektit të ujësjellësit në Dragash rikthehet në vlerësim
-
Sërish kthehet në rivlerësim tenderi për ujësjellësin e Dragashit