Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka njoftuar se ka takuar emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë.
Përmes një postimi në Twitter ai ka shkruar se Lajçaku e ka njoftuar për takimet konstruktive që ka pasur në Kosovë, duke shtuar se e mirëpresin rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi sapo të krijohen institucionet e reja.
“Shikojmë përpara drejt një rinisje të shpejtë të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sapo të krijohen institucionet e reja”, ka shkruar Orlando.
Good to hear from @MiroslavLajcak that he had very constructive meetings in #Kosovo. Looking forward to swift restart of #EU-facilitated dialogue with #US support as soon as institutions are formed.
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) March 3, 2021
?????? pic.twitter.com/Ty31U3b4fi