Ish-emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar në X të enjten se ka ligjëruar për këtë çështje në Firencë të Italisë.
Mandati i Lajçakut si emisar përfundoi sivjet pas gati pesë vjetësh në krye të dialogut. Vetë Lajçaku në përshëndetje nga detyra e pati theksuar Marrëveshjen e Ohrit, si një prej të arriturave gjatë udhëheqjes së tij. Megjithatë, kjo marrëveshje ende s’ka gjetur zbatim.
Lajçaku pati udhëhequr dialogun prej prillit të 2020-s me mandat fillimisht njëvjeçar, por që u vazhdua disa herë.
Në vendin e tij tani emisar është danezi Peter Sorensen.
Artikuj të ngjashëm
-
Lajçak dorëzon zyrtarisht detyrën: Kosova e Serbia të jenë krenare për Marrëveshjen e Ohrit
-
Lajçaku takohet me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi
-
Lajçaku “s’i ndahet” Ballkanit Perëndimor
- Të gjithë kanë punë më të rëndësishme sesa dialogun
-
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ndikoi në dialog