Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka përshëndetur emërimin e Miroslav Lajçakut si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Orlando përmes një postimi në Twitter ka thënë se Lajçak mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë për të rifilluar sa më shpejt të jetë e mundur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, duke synuar marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe pajtimin.
Ky është postimi i tij i plotë:
Përshëndes emërimin e Miroslav Lajcakut si përfaqësues të posaçëm i BE-së dhe i uroj suksese.
Ai mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë për të rifilluar sa më shpejt të jetë e mundur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, duke synuar marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe pajtimin.
-
Lajçaku aktivizohet për “muajt e ardhshëm” të dialogut
-
Orlando takon Lajçakun: Dialogu të vazhdojë sapo të krijohen institucionet
-
Ambasada italiane: Heqja e reciprocitetit nxitje për rifillim të dialogut nën lehtësimin e BE-së
-
BE-ja kërkon rinisjen e dialogut Kosovë - Serbi
-
Britania përshëndet emërimin e Lajçakut