Krerët e Bashkimit Evropian dhe ata të misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Beograd dhe Prishtinë, përmes një deklarate të përbashkët u shprehën se mirëpresin emërimin e Mirosav Lajçakut si Përfaqësues Special i BE-së dhe u kanë bërë thirrje palëve që ta rinisin dialogun.
Ky emërim, sipas njoftimit të bërë të hënën, thuhet se dëshmon angazhimin e fortë të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi për normalizim të marrëdhënieve.
“Ne e mirëpresim emërimin e Miroslav Lajçakut si Përfaqësues i Posaçëm i Përfaqësuesit të Lartë/ Nënkryetarit të Komisionit Evropian Borell për Dialogun Beograd - Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Emërimi i tij sinjalizon angazhimin e fortë të BE-së për dialog. Ne u bëjmë thirrje të dy palëve të angazhohen me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së të sapoemëruar dhe të rifillojnë procesin pa vonesë”, thuhet në deklaratë.
Dialogu është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Kosova vuri tarifë për mallrat e Serbisë.
-
Takime të ndara në nivel kryenegociatorësh, Sorensen: U paraqit plani i punës për muajt në vijim
-
Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë-Serbi
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
BE-ja nuk është e kënaqur me dinamikën e dialogut Kosovë-Serbi
-
Vuçiq: Vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura me Kosovën