Britania e Madhe ka përshëndetur emërimin e Miroslav Lajçak si Përfaqësues Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës britanike në Kosovë, thuhet se ky vend ka një kohë të gjatë që ka mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja “si rrugë drejt arritjes së një marrëveshjeje të normalizimit të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Serbisë dhe që siguron progres drejt anëtarësimit në BE”.
“Britania vazhdon, si pjesë e qasjes së unifikuar ndërkombëtare, të mbështesë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht obliguese, që respekton integritetin territorial, që është e pranueshme nga qytetarët e të dyja vendeve dhe do të ofrojë përfitime afatgjata për ta dhe për tërë rajonin”, thekson kjo ambasadë.
Lajçak u zyrtarizua sot në postin e ri. Emërimin e tij e kanë përshëndetur edhe ambasada e Italisë dhe ajo e Francës në Kosovë.
-
Lajçak: Krenar për bashkëpunimin BE-SHBA gjatë mandatit tim
-
BE: Lajçaku deri në fund të janarit, jemi duke përzgjedhur pasuesin e tij
-
Post i ri për Lajçakun
-
Katër vjet pas mandatit si ndërmjetës në dialog, Lajçaku caktohet ambasador i BE-së në Zvicër
-
Lajçak paralajmëron takime të ndara me kryenegociatorët