Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Orlando: Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë për trajtimin e sfidave më urgjente

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që veni të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi që vota e deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti ishte vlerësuar si jolegjitime.

“Gjykata Kushtetuese ka folur: së shpejti do të ketë zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme në Kosovë. Ndërkohë Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë për të trajtuar sfidat më urgjente, duke filluar me COVID. Ky ishte mesazhi im për ministrin Armend Zemaj sot”, shkruan diplomati italian në Twitter.