Ambasadori i Italisë në Kosovë Nicola Orlando është takuar sot me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti.
Orlando ka shkruar në Twitter se e ka uruar Kurtin për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai ka shtuar se e ka inkurajuar Kurtin për formimin sa më shpejtë të Qeverisë së re.
“Në një takim miqësor unë urova Albin Kurtin për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam për hapat e ardhshëm dhe unë e inkurajova atë për formimin e Qeverisë së re. E sigurova Kurtin se Italia do të vazhdojë ta mbështës Kosovën në reforma, dialog dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Orlando.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti e Orlando pajtohen që të thellojnë bashkëpunimin për ndarjen e përvojave rreth koroanvirusit
-
Kurti: Të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Ambasadorët e QUINT-it ia theksojnë Kurtit urgjencën për formimin e qeverisë së re
-
Rohde në takim me Kurtin kërkon formimin e shpejtë të qeverisë