Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri organizata kërkojnë anulimin e konkursit për drejtor të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Fondi i Sigurimit Shendetesor

Konzorciumi i organizatave të shoqërisë civile “CorrWatch”, i përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka shprehur shqetësimin lidhur me konkursin për pozitën “Drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore” dhe ka kërkuar anulimin e këtij konkursi.

Këto organizata kanë thënë se konkursi cenon legjislacionin dhe është në kundërshtim me parimin e meritokracisë. Si i tillë, ato kanë kërkuar rishpalljen e konkursit, ose hetim nga prokuroria.

Sipas organizatave, kërkesa e paraqitur në konkurs, konkretisht ulja e përvojës së punës, është në kundërshtim me Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil. “Më saktësisht, me konkursin e ri kërkohen së paku pesë vite përvojë pune profesionale dhe dy vite përvojë pune menaxheriale”.

“Ligji Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik (ligji i ri), sa i përket vlefshmërisë së kësaj rregulloreje, thekson që me kusht të mos jenë në kundërshtim në këtë ligj vlejnë aktet nënligjore në zbatim të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik. Meqenëse rregulloret e reja ende nuk janë hartuar paragrafi 2 i nenit 103 të Ligjin Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik mbetet ende në zbatim. Thënë këtë, kjo Rregullore i përcakton kërkesat e përgjithshme formale për secilën klasë të shërbimit civil duke mos u kufizuar vetëm në shërbimin civil por përfshinë edhe pozitat e nëpunësve të shërbimeve publike ku përfshihet edhe pozita Drejtor Ekzekutiv ose Sekretar i Përgjithshëm. Rregullorja në fjalë (shtojca Nr.1/2, pika IV) i përcakton kërkesat e përgjithshme formale si në vijim:. c) Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale, duke përfshirë së paku pesë (5) vite përvojë pune në pozita drejtuese”, thuhet në sqarimin e tyre..

Organizatat kanë thënë se kjo është hera e dytë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ulë kriteret për këtë pozitë.

“Në shkurt te vitit 2023, FSSH në konkursin e hapur për këtë pozitë, kishte kërkuar 5 vite përvojë pune profesionale dhe së paku tri vite përvojë pune menaxheriale. Por që në mars 2023, pas dështimit të procedurës si pasojë e reagimit të CorrWatch, FSSH kishte rregulluar konkursin duke kërkuar tetë vite përvojë pune profesionale dhe pesë menaxheriale”, thuhet në reagim.

Edhe Kërkohet anulimi i konkursit për drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, shkak parregullsitë Arbëri Kërkohet anulimi i konkursit për drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, shkak parregullsitë

Ulja e kritereve, sipas tyre, lë dyshim për kurdisje të kritereve për kandidatë të caktuar dhe gjetje nga jashtë të kandidatit preferencial që i përshtatet përvojës së zvogëluar.

“Ulja e kriterit të përvojës në mënyrë të paligjshme dhe të pajustifikueshme, për një pozitë siç është pozita e Drejtorit të FSSH, e rrënon praktikën e përgjithshme për pozitat e nivelit drejtues në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”.