Organizata për mbrojtjen e kafshëve “United for Animals” i ka adresuar një letër Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, përmes së cilës kërkohet mos aplikimi i eutanazisë gjatë trajtimit të qenve endacakë.
Në letrën e kësaj OJQ-je, saktësisht përmendet emri i veterinarit Arben Sinani, pronar i ambulantes “Veterina”, nga Kamenica, i cili sipas tyre ka thënë se ndaj qenve endacak duhet përdoret eutanazia, pavarësisht gjendjes shëndetësore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nora Ahmetaj, e cila ka nënshkruar këtë letër në emër të OJQ-së ka thënë se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga AVUK, në lidhje me çështjen e adresuar .
“Jemi tejet të shqetësuar dhe të zhgënjyer me përzgjedhjen e fituesit të tenderit (për trajtimin e qeneve endacak) të Arben Sinani nga Kamenica, me ambulancën me emrin ‘Veterina’”, tuhet në letrën e kësaj organizate... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Protestohet kundër qasjes së Komunës së Prishtinës për trajtimin e qenve endacakë
-
Padi ndaj institucioneve të shtetit për mostrajtim të qenve endacakë
-
Komuna e Ferizajt kritikohet për trajtimin e qenve endacakë
-
Asociacioni i Komunave i kërkon AVUK-ut të merret me trajtimin e qenve endacak
-
AUV-i mbyll strehimoren e qenve në afërsi të Lipjanit, kundërshtojnë përfaqësuesit e qendrës