Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka reaguar lidhur me mënyrën e trajtimit të qenve endacakë nga komuna e Ferizajt.
Sipas këtij fondacioni ‘Komuna e Ferizaj, fshehurazi po i “trajton” qentë endacakë dhe nuk po tregon se çfarë po bën me jetët e kafshëve dhe me paranë publike, nëpërmjet të cilës po paguhen veterinerë të cilët kanë dëshmuar përmes punës së tyre të deritanishme se ju mungon transparenca dhe llogaridhënia” thuhet në reagimin e këtij fondacioni.
Pas një pune dyshuese dhe jo llogaridhënëse, sipas fondacionit Komuna ka njoftuar që ka filluar punën për Qendrën e Trajtimit të Përkohshëm siç parashihet me Udhëzimin Administrativ (MBPZHR) 04/2017 – “Për kushtet teknike që duhet plotësuar për ndërtimin e Qendrës për Trajtim të Përkohshëm të Kafshëve Endacake”.
“Edhe pse ky njoftim do të duhej të ishte lajm i mirë, pa ndryshuar ecuria e deritanishme e projekteve të KSVL (kapje, sterilizim, vaksinim, lëshim) në Ferizaj, situata me qen endacak nuk do të përmirësohet as me ndërtimin e kësaj qendre” është thënë më tutje në reagimin e këtij fondacioni.
-
Në Ferizaj do të hapet qendra e përkohshme për trajtimin e qenve endacakë
-
Ferizaj mbushet me qen endacakë pas njoftimit për hapjen e strehimores
-
Ferizaj mbushet me qen endacakë pas njoftimit për hapjen e strehimores
-
Në Ferizaj, vendosen 4 pika ushqyese të qenve endacakë
-
Protestë në Ferizaj kundër zhdukjes së qenve endacakë