Profesori Ilir Shehu, kishte publikuar një punim shkencor në revistën, ‘International Journal of Pharmaceutical Science Review and Research’, kohë më parë.
Për organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim, kjo revistë po del të jetë mashtruese.
Për ta vërtetuar këtë, kjo organizatë ka dërguar një punim pa asnjë vlerë shkencore me autor “Rrush Kalaveshi” nga universitetit inekzistent i “Ranillukut”.
“Hulumtimi i Kalaveshit” është botuar nga kjo revistë, dhe me këtë, ORCA ka dashur të demaskojë të arriturat e profesorëve të Universitetit të Prishtinës.
Përfaqësuesi i ORCA-s, Rron Gjinovci, në një konferencë për media, ka treguar se si profesorët bëjnë mashtrime, duke publikuar shkrime në revista të dyshimta, dhe se nuk kërkojnë fare llogari, madje sërish përpiqen që të manipulojnë duke fshehur skandalet.
ORCA ka kërkuar nga senati që të marrë masa dhe ta fusë këtë revistë në listën e të dyshimtave.
-
ORCA thotë se UP-ja e ka ndëshkuar “profesorin mashtrues”
-
ORCA: Ministri i Arsimit të dorëhiqet ose të shkarkohet, për shkak të plagjiaturave dhe mashtrimit akademik
-
ORCA thotë se Prizreni ka probleme me integritetin akademik
-
ORCA thotë se dy profesorë që duan avancimin botuan në revistë fiktive, njëri prej tyre e mohon
-
Gjinovci: Këshilli i Etikës po i legjitimon plagjiaturat e profesorëve në UP