Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjinovci: Këshilli i Etikës po i legjitimon plagjiaturat e profesorëve në UP

Rron Gjinovci nga organizata ORCA në “Express Intervistën” në KTV ka thënë se Këshilli i Etikës po i legjitimon plagjiaturat e profesorëve në Universitetin e Prishtinës.

Sipas tij tashmë janë shtjerrë të gjitha format institucionale për të adresuar këto shkelje akademike brenda UP-së.

“Tetë organizata të shoqërisë civile që kemi punuar konsiderojmë se tashmë për dy vite me radhë i kemi shtjerrë të gjitha mjetet institucionale të adresimit të problemeve përmes raporteve, tryezave, kampanjave, takimeve e formave të tjera. Dhe e kemi pa që kemi ardhur në një pikë kur po shfrytëzohet vakumi institucional për të bërë regres, për t’u kthyer në pikën zero”, ka thënë Gjinovci.

Ai thotë se disa profesorë të UP-së kanë publikuar deri në 19 punime shkencore, që në fakt janë plagjiaturë.

“Më 8 tetor ORCA kishte denoncuar disa profesorë të inxhinierisë të cilët kishin bërë disa publikime në revista me ç’rast ishin ngritur në pozita. Nga 8-19 punime brenda vitit i kishin publikuar. E pamë se një gjë e tillë është e pamundur pasi në Norvegji një profesor mundtë bëjë më pak se një punim shkencor brenda vitit”, u shpreh ai.

Edhe Pesë profesorë shpallen plagjiatorë, ORCA kërkon vetting Arbëri Pesë profesorë shpallen plagjiatorë, ORCA kërkon vetting

Ai shton se këto prova ia kanë dorëzuar Këshillit të Etikës.

“Qysh munden Ramë Likaj e Ahmet Shala munden të publikojnë deri në 19 punime. Skopusi ka bërë një hetim dhe më 23 prill na e ktheu përgjigjen. E më pas ne e dërguam në Këshillin e Etikës dhe e pakta që mund të bënte ishte të kërkonte hetime. 59 për qind të profesorëve nuk e arsyetojnë titujt e tyre. Pra, ne nuk e dimë se si i mbajnë ato posta. Kjo është legjitimim dhe në fakt është thirrje për profesorët se ata mund të bëjnë çfarë të duan”, u shpreh ai.

Sipas tij Këshilli nuk e hedh poshtë këtë, por nuk do as të prishë raportet me kolegët.

Ai thotë se ORCA ka treguar se si keqpërdoren financat që shkojnë në paga mbi 3 mijë euro.

Edhe 35 organizata të shoqërisë civile kërkojnë “vetting” në arsim Arbëri 35 organizata të shoqërisë civile kërkojnë “vetting” në arsim

“Mund të kemi një tërmet të madh social nëse vazhdojmë të kemi profesorë të tillë. UP-ja është më i miri nga të gjitha që ekziston në Kosovë dhe në ato hapësira që flitet shqip, dhe mund ta paramendoni se sa keq është situata në total. Më 4 dhjetor është mirë të na bashkohen të gjithë në protestë”, ka thënë ai.

ORCA dhe organizatat e tjera kërkojnë: Krijimin e komisionit për verifikimin e plagjiaturave; Krijimin e komisionit për verifikimin e titujve akademikë.