Brenda kësaj jave, liderët e opozitës pritet të takohen për të koordinuar hapat për rrëzimin e Qeverisë.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se do ta takojë fillimisht kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti e më pas atë të PSD-së, Shpend Ahmeti, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeputetë të LDK-së e VV-së tashmë kanë nisur punën për përpilimin e tekstit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë.
Opozita është në kërkim të disa votave të partive në pushtet, derisa LDK-ja ende nuk ka vendim nëse do t’i kërkojnë edhe votat e Listës Serbe.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ndonëse nuk i ka bërë publikë emrat e deputetëve që janë në pushtet, ka thënë se me këta deputetë ka kohë që kanë bashkëpunim.
Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, thotë se tashti është koha e mocionit për rrëzim të koalicionit qeverisës PAN, por e pranon se opozita nuk i ka ende votat për rrëzimin e Qeverisë.
Por kritik ndaj dy partive më të mëdha opozitare është deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, i cili thotë se me gjithë nënshkrimet për rrëzim të Qeverisë Haradinaj i kanë dorëzuar në korrik të vitit të kaluar, asnjë hap nuk është bërë përpara.
Sipas tij, deri tashti LDK0ja dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë pasur vetëm akuza ndaj PSD-së dhe jo bashkërendim, pa të cilin, siç thotë ai, nuk mund të ndodhë rrëzimi i kësaj qeverie.
Për rrëzimin e Qeverisë, partive opozitare u nevojiten së paku 61 vota.