Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita s’e di nëse ka numrat për të mbajtur seancën

Është caktuar për në ora 19:30 seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita.

Megjithatë, burime të Koha.net bëjnë të ditura se opozita ende nuk e di nëse i ka numrat për të mbajtur këtë seancë.

Kujtojmë se për ta mbajtur seancën duhet të jenë të paktën 61 deputetë.

Opozita e ka thirrur këtë seancë parlamentare lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.​

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka konfirmuar se pjesëmarrjen në seancë e kanë konfirmuar të tri partitë politike.

Edhe 41 deputetë duan seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për “zbrazjen e Kosovës” Arbëri 41 deputetë duan seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për “zbrazjen e Kosovës”

“Tash ju e dini se ne po presim pothuajse se një javë për këtë seancë. Mungesa e vullnetit të kryetarit të Kuvendit ka stërzgjatur këtë seancë. Ne kemi konfirmim se tri grupet opozitare do të jenë prezent, i bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të jenë prezent dhe të nxjerrim këtë rezolutë. Do të ishte e mirëseardhur që secili deputetë i mazhorancës të ishte. Do të ishte mirë që të bëheshin pjesë e debatit”, ka thënë Zemaj.

Edhe Nisma e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë seancë të jashtëzakonshme.