Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Seancën e jashtëzakonshme e kërkuan 44 deputetë, por në sallë ishin vetëm 20

Më shumë se dyzet deputetë opozitarë kërkuan seancë të jashtëzakonshme për 500 mijë eurot e ndara nga Qeveria për përvjetorin e 11-të, të pavarësisë, por në Kuvendin e Kosovës këtë të martë nuk ishin as 20 deputetë në sallë.

Edhe ata pak deputetë ishin vetëm nga opozita, ndërsa të partive në pushtet ishin vetëm dy, raporton KTV.

Megjithëse pak deputetë në sallë, kreu i Kuvendit i hapi punimet e seancës, aty ku vetë iniciuesit kërkuan shtyrjen e saj.

Driton Selmanaj nga LDK-ja, tha se nderimi më i madh që mund t’u bëhet të rënëve është që të diskutojnë për mjetet që po keqpërdoren nga pushteti, siç është rasti i fundit me ato për përvjetorin e pavarësisë.

Selmanaj theksoi se nuk është caktuar qëllimisht kjo datë për seancë, porse kështu ishte vendosur në Kryesi, aty ku askush nuk e kishte kundërshtuar.

Ndërkohë, me kërkesë të opozitës pritet që edhe seanca e jashtëzakonshme e planifikuar për të mërkurën në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidenti Hashim Thaçi, të shtyhet për 13 mars.

Edhe Opozita s’e di nëse ka numrat për të mbajtur seancën Arbëri Opozita s’e di nëse ka numrat për të mbajtur seancën

Për të dyja këto seanca pritet të vendosë Kryesia.

Megjithëkëtë, Kuvendi do të mblidhet të mërkurën, por këtë herë në seancë të veçantë për nder të 21-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.