Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita pritet të kthehet në Kuvend në orën 18:00

Foto: Driton Paçarada / KD

Pas pauzës dy orëshe, Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar me seancën plenare. Po vazhdon shqyrtimi i pikave të rendit të ditës, të cilat kanë mbetur nga seancat e kaluara. Para se të fillohet me shqyrtimin e tyre, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar mirëkuptim deri në orën 18:00, kur pritet t`i bashkangjitën si LDK seancës për të vazhduar me votimin e pakos së projektligjeve, që ndërlidhen me integrimet evropiane dhe që kanë të bëjnë me sundim të ligjit.

Pati propozime që seanca të ndërpritet deri në orën 18:00, por shumica e deputetëve të pranishëm, përjashtuar LDK-në dhe VV-në, ishin kundër ndërprerjes së seancës. Lidhur me këtë cështje, ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj. U ka kërkuar deputetëve që të jenë të pranishëm në orën 18:00 dhe ta votojnë pakon.