Si përvetësim të meritave personale po shihet paralajmërimi i presidentit Hashim Thaçi, për zgjerimin e misionit të FSK-së, përmes ndryshimit të ligjit për këtë forcë.
Ndonëse një ndryshim të tillë e përkrahin të gjitha subjektet politike në vend, një ide të tillë një vit më parë e kishte shprehur deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, raporton KTV.
Ajo kishte thënë që FSK-ja mund të shndërrohet në ushtri pa u ndryshuar Kushtetuta, si dhe pa votat e deputetëve të Listës Serbe.
Anëtari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e FSK-së, Anton Quni, përkrah këtë nismë të presidentit, por thotë se deklarata e tij në manifestimin e Epopesë së UÇK-së, ishte më shumë për përvetësim të meritave politike.
Edhe opozita këtë nismë të presidentit Thaçi e ka cilësuar më shumë si veprim për përfitime të tij politike.
Edhe
Transformimi i FSK-në pa bekimin e ndërkombëtarëve
Por, pavarësisht kësaj, partitë opozitare kanë deklaruar se do ta përkrahin zgjerimin e misionit të FSK-së.
Një ditë më parë, presidenti Thaçi është zotuar se në ditët në vijim do të marrë nismën për ta shndërruar FSK-në në ushtri pa ndryshime kushtetuese, por sipas tij, kjo do të bëhet nëpërmjet ndryshimit të ligjit për FSK-në.