Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA-ja do transformimin e FSK-së nëpërmjet Kushtetutës

Presidenti Hashim Thaçi ka publikuar iniciativën për ta avancuar Forcën e Sigurisë (FSK) në ushtri pa marrë bekimin e faktorëve ndërkombëtarë, sikur janë NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkombëtarët duan që ushtria të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Projektligji për të cilin kreu i shtetit ka paralajmëruar një ditë më parë se do ta procedojë në Kuvend parasheh që FSK-së t’i transformohen misioni, detyrat dhe struktura, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Forca e Sigurisë e Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës, si dhe kontribuon në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global”, thuhet në nenin e katër të Projektligjit.

“Forca e Sigurisë e Kosovës është forcë ushtarake profesionale, e armatosur, një, dhe unike, për të gjithë Republikën e Kosovës dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm