Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita paralajmëron padi ndaj Komunës së Gjakovës për zgjerimin e rrugës “Nëna Terezë”

Përkundër që banorët e disa biznese janë duke e kundërshtuar projektin që parasheh zgjerimin e kësaj rruge në Gjakovë, punimet pritet të nisin këtë të martë.

Qytetarë të Gjakovës, e përfaqësues të bizneseve me anë të protestës, të premten, kishin ndërprerë fillimin e punimeve. Madje, ata kanë nisur edhe një peticion, ku deri tani janë mbledhur mbi 1 mijë nënshkrime, raporton KOHA.

Ata thonë se asnjë plan për këtë projekt nuk u është prezantuar nga ana e përfaqësuesve komunalë.

Ata paralajmërojnë protesta të tjera, në rast se ankesat e tyre nuk merren parasysh.

Në mbështetje te tyre kanë dalë edhe partitë opozitare në Gjakovë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka treguar se janë duke përgatitur edhe padi ndaj Komunës, pasi sipas tij ata kanë vepruar kundërligjshëm.

Edhe Në Gjakovë protestohet kundër zgjerimit të rrugës kryesore, Gjini thotë se projekti nuk ndalet Arbëri Në Gjakovë protestohet kundër zgjerimit të rrugës kryesore, Gjini thotë se projekti nuk ndalet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati, mohon të gjitha këto, duke treguar se projekti për rrugën “Nëna Terezë” është hartuar vitin e kaluar.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti arrin shumën e mbi 300 mijë eurove dhe është investim i Komunës së Gjakovës.