Disa qytetarë me protestë kanë kundërshtuar fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”, ngjarje në të cilën ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Protestuesit në duar kanë mbajtur pankarta me mbishkrimin “Mos i mbyllni bizneset tona”.
Përfaqësuesi i protestuesve, Isuf Mehmetaj, ka thënë se si shkak i zgjerimit të rrugës rrezikohet që të mbyllen mbi 60 biznese.
“Kemi dalë për të protestuar për devijimin e rrugës. Këta po thonë që është vetëm zgjerimi i rrugës. Toka e bukës po zihet, këndej janë dy anët e rrugës të shpronësuara, ka bizenese ne jemi dalë shkaku i bizneseve që ato tash vetëm duhet që t’i mbyllim. Numri i bizneseve është 60-62”, është shprehur ai./EO.
-
Protestuesit para Ministrisë së Drejtësisë: Koha e arsyetimeve ka mbaruar, votojeni Ligjin për Specialen
-
Protesta për Zvërnecin në ditën e 22-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
-
Dita 4 e protestave për Zvërnecin – përplasje mes policisë e protestuesve
-
Mbyllet rruga në Jarinjë, serbët në protestë
-
Ndërpritet qarkullimi i automjeteve në rrugën Gjakovë – Klinë