LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë bojkotuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Vendimin për mos pjesëmarrje në seancë LDK-ja e ka marrë mbrëmë rreth orës 21:30. Ketë e kanë konfirmuar deputetë të kësaj partie.
Gjatë seancës së djeshme Kuvendi nuk ka miratuar rezolutën e LDK-së përmes së cilës synohej që presidentit Hashim Thaçi t’i ndalohej përfshirja e shkëmbimit të territoreve apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun me Serbinë.
Pas kësaj seance të jashtëzakonshme, Kuvendi vijoi punimet e seancës plenare të datës 13, 14, 20 shtator dhe 15 tetor, transmeton ksp. Me mungesë kuorumi, Kuvendi nuk arriti të miratojë asnjë nga pikat e parapara.
Artikuj të ngjashëm
-
LDK-ja e VV-ja bojkotojnë seancën e rregullt të Kuvendit
-
PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja e Nisma bojkotojnë seancën e orës 11:00
-
Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës
-
Opozita thotë se s’do të bojkotojë asnjë seancë plenare këtë sesion, por s’do të marrin pjesë gjithnjë në votim
-
Dështon seanca e Kuvendit që e kërkuan LDK e VV