Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita në Lipjan akuzon kryetarin e komunës për keqmenaxhim të parasë publike

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan nëpërmjet një konference për media të martën, ka akuzuar qeverisjen lokale për keqmenaxhim të parasë publike derisa rruga me katër shirita në vlerë prej rreth 2 milion eurosh prej 2013-s po zvarritet për shkaqe politike.

Kjo trase e rrugës fillon në hyrje të qytetit të Lipjanit dhe përfundon në rrugën “Skënderbeu” afër stacionit të trenit, raporton Koha Ditore.

Agon Bahtiri, anëtar i kryesisë së PDK-së në Lipjan, gjatë konferencës, mes tjerash ka thënë se kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti nuk e ka vullnetin ta realizojë këtë projekt dhe se dëmtohen disa biznese që menaxhohen nga militantët dhe njerëzit e strukturave në subjektin e tij.

Sipas tij, opozita ka dyshime se në këtë projekt ka interesa të ngushta edhe vetë kryetari i komunës Imri Ahmeti së bashku me disa zyrtarë në këtë legjislaturë.

“Kërkojmë edhe nga Prokuroria e Shtetit që ta hetojë këtë projekt së bashku me pjesën e rreth rrotullimit dhe ta vërtetojë keqmenaxhimin e parasë publike dhe se a ka kaluar nëpërmjet Kuvendit e gjithë procedura e dokumentacionit për miratimin e tij”, ka thënë Bahtiri.

Edhe Opozita akuzon Ahmetin për zvarritje të projektit të rrugës me katër korsi në Lipjan Arbëri Opozita akuzon Ahmetin për zvarritje të projektit të rrugës me katër korsi në Lipjan

Ai ka njoftuar se komuna ua ka refuzuar edhe qasjen në dokumente publike lidhur me këto projekte infrastrukturore.

“Komisioni i cili e ka pranuar teknikisht ndërtimin e disa objekteve banesore përgjatë kësaj rruge ka gabuar shumë rëndë sepse disa terasa të objekteve duhet të rrënohen për ta realizuar projekti”, ka shtuar ai.