Arbëri

Opozita në Kamenicë e quan të pabazë reformën në arsim, Kastrati insiston se ajo nis të hënën

Tash e disa muaj, Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka filluar një reformë të re në arsim e cila pati shumë kundërshtime.

Mirëpo, sipas tij, ajo do të bëhet deri në fund të mandatit të tij.

Edhe pse këmbëngulte që me reformë të fillohet në shtator, ai këtë vit do ta zbatojë atë vetëm pjesërisht, raporton KTV.

E, për grevën e paralajmëruar nga SBASHK-u, Kastrati e quajti politike.

Kastrati s’tërhiqet: Në Kamenicë, reforma në arsim fillon më 2 shtator

Ai më tutje tha se mësimdhënësit që do të mbesin pa punë, do të risistemohen dhe gjatë kësaj kohe do të paguhen 70% të pagës.

E, po ashtu, sipas të parit të Kamenicës tashmë është rregulluar edhe çështja e transportit për shkollat, në të cilat fillon reforma.

Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje thonë që vendimi i Kastratit është i pabazë.

Sipas reformës që e ka propozuar Qëndron Kastrati, në Kamenicë do të mbyllen shkollat, që kanë numër të vogël të nxënësve dhe do të barten në shkolla të tjera me kapacitete më të mëdha.