Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita lëshon sallën pasi dështoi rezoluta kundër shtrenjtimit të energjisë

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë lëshuar sallën në vazhdimin e seancës plenare që po mbahet në Kuvend.

Abelard Tahiri nga PDK-ja, Armend Zemaj nga LDK-ja dhe Besnik Tahiri nga AAK-ja kanë thënë se është e pakuptimtë qëndrimi në sallë, teksa akuzuan pushtetin për mosvotim të draft-rezolutës kundër rritjes së çmimit të energjisë dhe diskutimin për të.

Votimi për propozim rezolutën e dalë nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike është shtyrë për një seancë tjetër për shkak të mungesës së vendimmarrjes. Ani pse në seancë ekziston kuorumi i mjaftueshëm për votim, vetëm 30 deputetë kanë marrë pjesë në votim.

Por Mimoza Kusari-Lila nga VV-ja ka thënë se rezoluta e opozitës nuk u është shpërndarë deputetëve dhe prandaj nuk kanë marrë pjesë fare në votim.

Deputetët e pozitës po vazhdojnë normalisht me pikat e rendit të ditës.