Shkakton debat propozimi për anëtar të Komisionit për pronat e paluajtshme komunale në Podujevë.
Xhevat Kapiti, si i propozuar për anëtar nga “Handikosi”, ka qenë i papranueshëm për LVV-në e PDK-në, shkruan sot Koha Ditore.
Zyrtarët e këtyre dy partive kanë thënë se Kapiti nuk i përket shoqërisë civile. Është dashur debat i gjatë dhe një orë pauzë për t’u bindur LDK-ja që ta ndryshonte këtë propozim. Kështu, pozita e Podujevës LDK-ja është detyruar të ndërronte emrin e anëtarit të propozuar nga shoqëria civile për Komisionin vlerësues për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës në shfrytëzim.
Shefi i GK të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka thënë se Kapiti ka qenë kryetar i “Handikosit” dhe se ai e kishte njoftuar me dokument Kuvendin Komunal në mandatin e kaluar se kishte dhënë dorëheqjen nga kjo pozitë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
LDK-ja ankohet se pushteti në Podujevë s’i la hapësirë në komisione të Kuvendit
-
Plani i punës i Kuvendit të Podujevës përplas LDK-në e LVV-në
-
LDK-ja e PDK-ja ia pamundësojnë ekzekutivit të Podujevës miratimin e vendimeve
-
Opozita e Podujevës refuzon aktivisten e LDK-së në Këshillin për Siguri në Bashkësi
-
Podujeva i shpall disa prona me interes publik, në mënyrë që t’i shmangë nga privatizimi