Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita e Podujevës refuzon aktivisten e LDK-së në Këshillin për Siguri në Bashkësi

Përfaqësues të rrjetit të OJQ-ve “Demokracia Fillon Këtu” (DFK) dhe të partive opozitare PDK e LVV nuk po e pranojnë anëtaren e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), Donjeta Sheqirin, si përfaqësuese e shoqërisë civile, biznesit e mediave.

E njëjta, sipas tyre, ka qenë kandidate për këshilltare komunale e partisë në pushtet (LDK) në zgjedhjet komunale të mbajtura vitin e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”. Shemsi Jashari nga DFK-ja ka thënë se Sheqiri nuk është e nominuar nga shoqëria civile në këtë komunë.

Nëpërmjet një komunikate për media ai ka thënë se ish-kandidatja për këshilltare komunale është anëtare aktive e LDK-së.

“Ne informojmë publikun se anëtarja e propozuar nga kryetari Agim Veliu dhe e zgjedhur në emër të shoqërisë civile, znj.Donjetë Sheqiri nuk përfaqëson shoqërinë civile në Komunën e Podujevës dhe nuk është e nominuar nga shoqëria civile. Kjo pasi është anëtare aktive e LDK-së, e cila ka marrë pjesë në zgjedhjet e fundit si kandidate për asamble si pjesë e LDK-së, dhe si person politik nuk mund të përfaqësojë shoqërinë civile”, thuhet në komunikatën për media të “Demokracia Fillon Këtu”.

Sipas Shemsi Jasharit, komuna nuk ka përfillur propozimin e tyre që ishte bërë me kërkesë të zyrës ligjore të KK-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)