Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita kundër vendimit të kryetarit të Podujevës për dhënie pronash për 40 vjet

Podujevë, 14 mars – Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, është treguar dorëlirë ndaj kompanisë kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS).

Edhe pse në disa raste ai ishte ankuar se kjo kompani po e diskriminon Komunën e Podujevës me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, kjo nuk e ka ndalur që t’i kërkojë Kuvendit Komunal ta miratojë propozimin e tij për t’ia dhënë 10 parcela KEDS-it për 40 vjet pa asnjë kompensim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo mënyrë e dhënies në shfrytëzim të pronës komunale është kritikuar nga disa parti opozitare.

Këshilltari i LVV-së, Bahri Selimi, ka thënë se komuna po i jep prona KEDS-it, ndërsa si shpërblim kjo kompani po e lë Podujevën në terr.

Edhe këshilltari i AAK-së, Nexhat Llumnica, ka thënë se nuk është e nevojshme t’i jepen KEDS-it prona në shfrytëzim pa kompensim.

Ndërsa ndryshe ka menduar shefi i Grupit të këshilltarëve G+, Kadri Avdiu. Ka thënë se duhet të miratohet ky propozim, pasi kjo është në interes të qytetarëve. Edhe këshilltari i LDK-së, Mirsad Kamerolli, ka thënë se as ai nuk pajtohet me mënyrën si është shitur KEK-u dhe me shërbimet që i ofron KEDS-i, po sipas tij, duhet t’ia japim në shfrytëzim këto parcela se është në interes të qytetarëve.

Ndërkohë, shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka thënë se ata kishin propozuar edhe më herët një shumë të vogël prej 0.5 centë për metër katror që të paguajë KEDS-i për këto prona, vetëm që të dihet se është pronë publike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.