Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV-ja dhe AAK-ja kundër dhënies pa pagesë të tokës për 40 vjet

Komunarët e Podujevës sërish kanë marrë vendimin që t’i jepet pronë pa pagesë Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), shkruan sot Koha Ditore.

Ky vendim i marrë nga kryetari i Komunës, Agim Veliu, dhe i miratuar nga shumica e këshilltarëve komunalë, parasheh që prona t’i jepet në shfrytëzim KEDS-it për 40 vjet.

Në muajin mars të së njëjtës kompani ia kanë dhënë edhe 10 prona të tjera.

Kjo, sikur në herën e parë edhe tashti është kundërshtuar nga zyrtarët e LVV-së dhe ata të AAK-së.

Kanë thënë se KEDS-i gjeneron të hyra prej 230 milionë eurove në vit dhe se në kontratën e privatizimit nuk është paraparë dhënie e pronës pa pagesë.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm