Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita kritikon pushtetin për dështim në politikë të jashtme e Parlament

Më 7 prill, do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit, ku do të shqyrtohen një varg pikash, ndërsa më 12 prill në orën 13:00, do të diskutohet politika e jashtme, ka njoftuar kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Për debatin parlamentar rreth politikës jashtme, të iniciuar nga Partia Demokratike të Kosovës, deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra, tha se Kosova është në situatë shumë të rëndë.

“Kosova është në një situatë të rëndë sa i përket politikës së jashtme. Kemi parashtruar tash e dy javë kërkesë për të diskutuar këtë çështje. Por kryeministri e ministrja kanë qenë jashtë vendit. U vendos që më 12 prill, në një seancë të diskutohet për politiken e jashtme në Kuvendin e Kosovës”, tha ajo.

E pyetur për punën njëvjeçare të Vjosa Osmanit në krye të Presidencës, Deliu-Kodra tha se Osmani është dashur të reagojë zëshëm jo vetëm kur ajo e konsideron të nevojshme por “sa herë që cenohen interesat e qytetarëve”.

“Osmani duhet të jetë e zëshme në pikat tona si energjia. Do të duhej të ishte në nivel të detyrës, jo vetëm kur e konsideron ajo, por sa herë që cenohen interesat e qytetarëve. Unë besoj se ka raste kur janë cenuar e presidentja nuk ka qenë mjaftueshëm e zëshme”, theksoi tutje.

Edhe Opozita kritikon Qeverinë për diplomacinë, caktohen dy seanca më 7 e 12 prill LAJMET E MBRËMJES Opozita kritikon Qeverinë për diplomacinë, caktohen dy seanca më 7 e 12 prill

Kryetari i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se kjo është performanca më e dobët parlamentare dhe qeveritare në histori të Kosovës.

Tahiri kritikoi edhe për Ligjin e Festave Zyrtare ku tha se të pestë të hënat e ardhshme janë festa, e ky Ligj sipas tij, duhet të rregullohet e të diskutohet.