Me t’u bërë 100 ditëshi i qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, partia e Isa Mustafës kishte paralajmëruar se do të iniciojë mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie, raporton KTV.
Por, tashmë Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se qeveria Haradinaj do ta rrëzojë vetveten pa pasur nevojë për mocion.
Opozita duket se ende nuk është koordinuar për të iniciuar mocion mosbesimi për qeverinë dhe këtë e konfirmon shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë 60 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Për të kaluar mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Për të kaluar mocioni i mosbesimit duhen 61 vota
-
Koalicioni i përçarë, opozita e bindur se zgjedhje do të ketë në vjeshtë
-
Koalicioni i përçarë, opozita e bindur se zgjedhje do të ketë në vjeshtë
-
Opozita ende s’e di datën kur do të çojë mocionin në Kuvend
-
PDK e Nisma s’i frikësohen mocionit të opozitës