Në dyvjetorin e formimit të qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, partitë opozitare do të tentojnë që përmes mocionit ta rrëzojnë atë dhe ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Ndonëse ka kohë që LDK, VV dhe PSD, kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve, fillimi i muajit shtator pritet të jetë koha kur mocioni i mosbesimit do të hidhet për votim në Kuvend, raporton KTV.
Nga LDK pranojnë se ende nuk i kanë votat e nevojshme, derisa janë të bindur se në fillim të vjeshtës do të arrijnë t’i bindin edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës për ta mbështetur iniciativën e tyre.
Se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, e thonë edhe paritë në pushtet.
Ndonëse thotë se nuk do ta përkrahë mocionin e opozitës, deputeti i Nismës ka një ide tjetër.
Por, nga zërat pro zgjedhjeve në shtator, nuk është e befasuar partia e kryeministrit.
Edhe
Koalicioni i përçarë, opozita e bindur se zgjedhje do të ketë në vjeshtë
Ajo është e bindur se qeveria e udhëhequr nga Haradinaj ka bërë punë të mirë dhe se, si e tillë, duhet të vazhdojë ta udhëheqë Ekzekutivin.
Ramush Haradinaj i AAK-së, është zgjedhur kryeministër i Kosovës në shtator të vitit 2017, duke udhëhequr kështu koalicionin qeverisës bashkë me PDK-në, Nismën, AKR-në e Listën Serbe si dhe disa parti tjera të minoriteteve.
-
Opozita synon ta rrëzojë Qeverinë në shtator me vota nga VV-ja
-
Opozita thotë se janë gati për zgjedhje të reja më shumë se asnjëherë - LDK e VV të gatshme për qeverisje të përbashkët
-
Dy rrethana për zgjedhje të reja në Kosovë
-
Osmani thotë se presin që deputetë të Nismës të bashkohen për rrëzimin e Qeverisë