Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opinionistët pro zgjedhjeve?

Nisma për zgjedhje të parakohshme e partisë opozitare Nisma për Kosovën gjen përkrahjen e opinionistes Besa Shahini.

Shahini në Rubikon të KTV-se potencoi qëndrimin e saj pro zgjedhjeve të parakohshme.

E kjo sipas saj shihet në pezullimin e çdo vendimi që do duhej të marrë qeveria.

"Një vit e gjysmë janë bërë që qeveria nuk po merr më vendime të mëdha, jo veç për temat e mëdha por edhe për të tjera", ka thënë Shahini.

Shahini nuk është optimiste nëse Nisma për Kosovën do të arrijë t'i mbledhë fillimisht nënshkrimet për mocion.

Edhe Tahiri: Le të këtë garë për president mes Haradinajt nga opozita dhe një kandidati të VV-së Arbëri 2 j. më parë Tahiri: Le të këtë garë për president mes Haradinajt nga opozita dhe një kandidati të VV-së

E opinionisti, Ramush Tahiri thotë se kjo është nismë ligjore dhe për motive që tash e një kohë janë të qarta nga opozita.

"Është një koalicion për çështje të mëdha të Kosovës, me ato që kanë të bëjnë me sovranitetin", ka thënë Tahiri.

Tahiri nuk është për zgjedhje të parakohshme me këtë strukturë politike.

“Pse mu konsumu në zgjedhje nëse nuk ka ndryshim”, theksoi Tahiri.

Mirëpo, faktori kyç nëse mocioni i Nismës do të ketë përgjigje pozitive është kryeparlamentari.

Edhe Gashi: Gara është për vendin e dytë, s’presim ndryshim në rezultat pavarësisht lëvizjeve në LDK Arbëri 2 muaj më parë Gashi: Gara është për vendin e dytë, s’presim ndryshim në rezultat pavarësisht lëvizjeve në LDK

Këtë për Rubikon e tha opinionisti Agon Maliqi.

"Faktori kyç është Kadri Veseli. LDK duket se në njëfarë forme nuk ka hezitim", ka thënë Maliqi.

Maliqi thotë se filli i mocionit të Nismës është edhe fushata që veçse e ka filluar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

"Ndoshta opozita e ka nuhatur këtë nga fushata që po bën Kadri Veseli. Është një lloj bindje që ky koalicion nuk po arrin t'i zgjidhë temat e mëdha", ka thënë ai.

Ndërsa, opnionisti Bajrush Morina thotë se zgjedhjet mund të sjellin një frymë tjetër ndonëse theksoi se nuk beson se zgjedhjet do të jenë zgjidhje e situatës në të cilin gjendet vendi.

Edhe Kolumne 2 muaj më parë Kosova si Izraeli

"Nuk besoj se do të ketë ndryshim rrënjësor të skenës politike", ka thënë Morina.

Morina thotë se ditët e fundit kjo qeveri ka marrë vlerësime të shumta ditët e fundit duke potencuar atë të Bankës Botërore, për cka hedh poshtë opinionet se qeveria krahas temave të mëdha nuk është marrë me zhvillimin ekonomik dhe cështjet e tjera të brendshme.