Organizata joqeveritare Koha ka prezantuar raportin “Monitorimi i Komunës së Klinës - Pasqyra e Menaxhimit të Parasë Publike 2016-2017”.
OJQ Koha gjatë periudhës shtator 2016 – qershor 2017 ka monitoruar disa drejtori dhe njësi të komunës së Klinës nga pikëpamja e realizimit të të hyrave financiare, shpenzimeve, planifikimit dhe realizimit të projekteve kapitale si dhe kushteve infrastrukturore në të cilat veprojnë disa nga njësitë e monitoruara, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Ndër të gjeturat kryesore të raportit të monitorimit duhet të theksohet që ka një ulje të shpenzimeve nga ana e shumicës së dikastereve, por është evidentuar rritje e shpenzimeve nëpër gjykata. Sfidë mbetet arritja e të hyrave vetanake sipas planifikimeve fillestare”, thuhet në komunikatë.
Sipas kësaj organizate shqetësuese mbetet gjendja e shëndetësisë në nivel lokal, në të cilën mungesë stafi, si edhe mos angazhim sipas orarit të punës, derisa gjëndja fizike e ambulancave në terren është jashtë çdo standarti për të qenë në shërbim të shëndetit të qytetarit, transmeton Koha.net.
Gjatë konferencës, në të cilën morrën pjesë zyrtarë komunal nga Ekzekutivi dhe Legjislativi, opozita, po ashtu edhe qytetarë e akterë lokal të dikastereve të prekura nga ky raport, u theksua nëvoja për angazhim të përbashkët dhe caktim të mirëfilltë të prioriteteve.
Edhe
OJQ KOHA reagon për “sulmet e vazhdueshme të Komunës së Klinës”
Projekti “Llogaridhënie dhe Transparencë e Institucioneve Publike Lokale”, në kuadër të të cilit është realizuar monitorimi, është financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
