Në kazermën ,,Adem Jashari” të FSK-së, nga data 16-20 prill është mbajtur punëtoria e gjashtë e sigurisë kibernetike, realizuar nga oficerë të Gardës Ajrore Kombëtare të Iowas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në punëtori morën pjesë 17 oficerë dhe nënoficerë nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, falënderoi të pranishmit dhe në veçanti oficerët dhe nënoficerët nga Iowa, për bashkëpunimin dhe ndihmën që po japin për ngritjen dhe profesionalizimin e pjesëtarëve të FSK-së, si dhe për mbështetjen e pakursyer të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe personalisht gjeneralit Timothy Orr.
“U jemi mirënjohës për punën tuaj, për atë që po bëni duke bartur përvojat tuaja tek pjesëtarët tanë, duke shkëmbyer përvojat në aspektin e mbrojtjes kibernetike, ju keni ndihmuar FSK-në, në ngritjen e një aseti mjaft të rëndësishëm, që për ne është fushë e re”, tha ai.
Ndërsa, nënkoloneli Lawrence Yazzie, bëri një prezantim të punës së përbashkët gjatë kësaj jave, duke falënderuar për mirëpritjen, që ju është bërë në Kosovë , e veçanërisht në FSK.
“Ne kur kemi filluar bashkëpunimin në këtë fushë, kemi bërë dy vizita në vit, dhe këto vizita kanë ndikuar shumë në ngritjen e sigurisë dhe hapat që janë zhvilluar kryesisht kanë qenë në fushën e trajnimit, përdorimin e harduerëve, softuerëve dhe sistemeve tjera të rëndësisë së veçantë që kanë të bëjnë me mbrojtjen kibernetike”, tha nënkoloneli Yazzie.
Ai premtoi vazhdimin e realizimit të projekteve projekte specifike, që kanë të bëjnë me këtë fushë.
-
Ushtarët e Gardës së Iowas trajnojnë ata të FSK-së, ambasada: Së bashku jemi më të fuqishëm
-
Kurti dhe komandanti i Gardës së Iowas bisedojnë për sigurimin e pajisjeve të reja për FSK-në
-
Garda e Iowas: Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për partneritetin me Kosovën
-
Kurti viziton ushtarët e FSK-së që po trajnohen në Iowa të SHBA-së
-
Rama viziton Gardën Kombëtare të Iowas ku janë të integruar edhe pjesëtarët e FSK-së