Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Garda e Iowas: Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për partneritetin me Kosovën

“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për partneritetin tonë shtetëror me Kosovën”, ka shkruar Garda Kombëtare e Iowas në Twitter bashkangjitur me një fotografi të ushtarëve amerikanë e të FSK-së.

Partneriteti mes Republikës së Kosovës dhe Iowas e ka zanafillën në bashkëpunim ushtarak, megjithatë është zhvilluar edhe në fusha të tjera, si në arsim, kulturë, ekonomi, e të tjera.

Kuvendi i Kosovës pati votuar pro dërgimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misione paqeruajtëse në kuadër të Gardës Kombëtare të Iowas.

Ndërkohë, në Gardën e Iowas trajnohen pjesëtarë të FSK-së.