Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA-ja dërgon edhe një batalion në Kosovë

33 ushtarë të Gardës Kombëtare të Iowas do të vendosen të premten në Kosovë në mbështetje të operacionit paqeruajtës të NATO-s. Ata do të qëndrojnë në Kosovë për nëntë muaj, shkruan “Communitynewspapergroup”.

Misioni i tyre primar, sipas njoftimit, do të jetë kryerja e operacioneve të drejtpërdrejta ajrore, furnizimi me karburant dhe mbështetja për SHBA-në, aleatët dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.

“Misioni paqeruajtës ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO është një mision i qëndrueshëm që është i përqendruar në stabilitetin lokal dhe rajonal brenda vendit dhe Evropës Lindore”, thuhet tutje në njoftim.

Ceremonia e dërgimit të ushtarëve në Kosovë do të mbahet në Qendrën e Mbështetjes së Aviacionit të Ushtrisë në Aeroportin Waterloo të premten në mëngjes.

Që nga tensionet në fund të majit në veri, ku u plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it, e që pasoi me sulmin e armatosur paralimitar serb në Banjskë më 24 shtator, NATO-ja ka rritur gatishmërinë në vijën kufitare me Serbinë. Shtetet anëtarë kanë dërguar afro 1000 ushtarë shtesë që nga tensionet. Gjermania ka paralajmëruar dërgimin e ushtarëve shtesë për vitin tjetër.

Edhe Mbi 100 ushtarë të Gardës Kombëtare të Idahos do të dislokohen në Kosovë Arbëri Mbi 100 ushtarë të Gardës Kombëtare të Idahos do të dislokohen në Kosovë

LEXO EDHE: