Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar ushtrinë e vendit të tij, industrinë e municionit dhe sektorin e armëve bërthamore të zgjerojnë përgatitjet për luftë për t’i dalë ballë lëvizjeve që ai i ka quajtur kontrontale të paprecedenta të SHBA-së.
Kim ka shtuar se Pyengyangu do ta zgjerojë bashkëpunimin strategjik me shtetet “anti-imperialiste”.
Koreja e Veriut ka fuqizuar lidhjet me Rusinë, kurse Washingtoni e ka akuzuar për furnizimin e Moskës me pajisje ushtarake, e Rusia i ofron mbështetje teknike për avancimin e kapaciteteve ushtarake, raportoi Reuters.
Kim ka shtruar edhe synimet ekonomike në fjalimin vjetor, duke thënë se do të jetë vit vendimatr për ekonominë. Koreja e Veriut ka vuajtur nga mungesat e ushqimit në dekadat e fundit.
LEXO EDHE:
-
Kim Jong Un bën thirrje për ndërtimin e ushtrisë moderne për t'u përgatitur për luftë
-
Kim Jong Un zotohet për zhvillim të mëtejshëm të forcave bërthamore
-
Koreja e Veriut përgatitet të dërgojë trupa shtesë në Ukrainë, thotë Koreja e Jugut
-
Kim Jong un zotohet për politikë më të ashpër kundër SHBA-së
-
Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa në Ukrainë, thotë Koreja e Jugut