Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve shëndetësorë është shprehur tejet e shqetësuar me pamjet e publikuara në një shtëpi për të moshuar në Pejë, ku shihet një e moshuar teksa sulmohet fizikisht nga pjesëtaret e stafit.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se pamjet e tilla janë të pa pranueshme dhe OIK është në verifikim të informacioneve nëse bëhet fjalë për ndonjë anëtare të saj apo siç ndodhë shpesh institucionet angazhojnë persona të pa kualifikuar e që me sjelljet e tyre ndikojnë direkt në imazhin e komunitetit shëndetësor.
“Sjellje të tilla nuk u përkasin punonjësve shëndetësorë andaj OIK i dënon ashpër ato dhe sapo të marrë informacion më të detajizuar dhe zyrtar dhe nëse rezulton se personi në fjalë është anëtare e OIK, do të veprohet konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në reagimin e Odës së Infermierëve të Kosovës.
-
U merren licencat katër infermiereve për sulmin ndaj të moshuarës
-
Dhunë fizike ndaj të moshuarës, arrestohen tri infermiere
-
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së: T’u hiqet licenca infermiereve të përfshira në sulmin ndaj të moshuarës
-
MSH-ja e dënon “sjelljen jonjerëzore” të infermiereve ndaj të moshuarës në Pejë
-
Sulmohet një infermier në Spitalin e Pejës